Home / Kronika / Hysni Demiraj, kreu i ri i Gjykatës së Apelit të Tiranës

Hysni Demiraj, kreu i ri i Gjykatës së Apelit të Tiranës

Ndërsa gjyqtari Gjin Gjoni mësohet se ka hequr vetë dorë nga votimi në KLD për kreun e Apelit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur sot kreun e ri të Gjykatës së Apelit të Tiranës. Ai është gjyqtari Hysni Demiraj, i cili kandidoi përballë Gramoz Levanajt. Demiraj mori 8 vota pro dhe 1 kundër.

Më herët janë emëruar gjyqtarët Floralba Prifti, Enkeleda Softa, Bari Shyti, Bernina Kondi, Arjan Qafa, Amarildo Laci, për Gjykatën Administrative të Apelit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: