Home / Sporti / Sponsorët kryesorë ndërpresin lidhjet me Maria Sharapovën

Sponsorët kryesorë ndërpresin lidhjet me Maria Sharapovën

dddddTre nga sponsorët më të mëdhenj të Maria Sharapovës – “Nike”, marka zvicerane e orëve “Tag Heuer” dhe kompania gjermane e makinave luksoze “Porsche” – i kanë ndërprerë lidhjet me yllin rus të tenisit.

Vendimi pason pranimin publik nga Sharapova se ka dalë pozitive në testin për doping në “Australian Open”.

Megjithatë, as Federata Ndërkombëtare e Tenisit dhe as Agjencia Botërore e Antidonpingut ende nuk kanë rekomanduar marrjen e ndonjë mase ndaj 28-vjeçares.

Sharapova është sportistja e dytë e njohur ruse e testuar pozitive për përdorim meldoniumi këtë javë.

Meldoniumi përdoret gjerësisht në Rusi dhe në vende të tjera të ish-Bashkimit Sovjetik si ilaç për zemrën, por ai u shtua sivjet në listën e substancave të ndaluara, pasi rrit rezistencën.

Leave a Reply

%d bloggers like this: