Bota

Hamas pranon armëpushimin humanitar prej 24 orësh të kërkuar nga OKB-ja

ee110Hamasi pranoi armëpushimin humanitar prej 24 orësh në Rripin e Gazës duke filluar nga dita e sotme ora 14:00 (11:00 GMT), njoftoi lëvizja islamike që kontrollon territoret palestineze.
“Si përgjigje ndaj kërkesës së OKB-së, lëvizjet e Rezistencës (palestineze) pranuan një armëpushim humanitar prej 24 orësh që do të fillojë sot orën 14:00 (11:00 GMT)”, njoftoi një zëdhënës i Hamasit, Sami Abou Zuhri, në një komunikatë.
Ky veprim i Hamasit vjen menjëherë pasi ushtria izraelite shpalli sot në mëngjes përfundimin e armëpushimit humanitar dhe rifillimin e manovrave ushtarake në Rripin e Gazes duke iu përgjigjur goditjeve me raketa të Hamasit.
Nga ana tjetër, Kabineti Izraelit i sigurisë i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së OKB-së për një armëpushim tjetër prej 24 orë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button