Home / Bota / Amerika / Rubio vs Trump, përplasja për deklaratat e miliarderit për Islamin

Rubio vs Trump, përplasja për deklaratat e miliarderit për Islamin

Është koha e përballjeve intensive në fushatën për nominimin presidencial dhe debati i fundit televiziv në Majemi mes kandidatëve republikanë pati për kryefjalë një rivitalizim të Marco Rubios.

Senatori nga Florida fshikulloi subjektin e preferuar, kryesuesin e garës Donald Trump dhe deklaratat e këtij të fundit se islami e urren amerikën. Rubio, që votimin e Floridës të martën e ka për jetë a vdekje, kujtoi se Islami ka një problem me radikalizimin, por “shumica e muslimanëve këtu shtoi ai, janë krenarë që janë amerikanë”.

“Presidentët nuk mund të nxjerrin nga goja çfarëdolloj gjëje që u shkon në mendje. Duhet të mendojnë para se të flasin, sepse ka pasoja”, tha Rubio.
Manjati i qëndroi deklaratave të mëhershme, e vazhdoi t’i mëshonte idesë së vet se Islami ka një urrejtje të tmerrshme ndaj Shteteve të Bashkuara.

Trump foli kundër korrektesës politike, por Rubio u përgjigj fare thjeshtë: “Unë nuk jam i interesuar të jem politikisht korrekt. Unë jam i interesuar të jem korrekt. Të katër republikanët në debat duket i mbajtën vëth në vesh këshillat e liderëve të partisë për një përballje sa më qytetare.

Ndryshe nga eventi i fundit televiziv që u mbush me fyerje personale, ky i Majemit ishte mjaft më i qetë dhe i fokusuar tek politika.

Leave a Reply

%d bloggers like this: