Ekonomia

Panariti inspekton punimet në argjinaturën në fshatin Darragjat, Shkodër

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i shoqëruar nga Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani dhe Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi inspektuan sot punimet në argjinaturën në fshatin Darragjat, Shkodër.

Ministri Panariti falenderoi të gjithë për bashkëpunimin në përballimin e kësaj emergjence.

Panariti bëri të ditur se, me një fond prej 17 milion lekësh të reja Ministria e Bujqesisë do të rindërtojë argjinaturën.

Panariti inspekton punimet në argjinaturën në fshatin Darragjat, Shkodër“Janë 2, 5 km argjinaturë të dëmtuara nga presioni e ujërave, të cilat kërkojnë ndërhyrje emergjente. Me këtë ndërhyrje duam të parandalojmë atë që ndodhi në Çermë të Lushnjes”, tha Panariti.

Argjinatura që ndodhet në fshatin Daragjat të komunës Dajç në Nën-Shkodër pas përmbytjeve të 2010- 2011- es u rikonstruktua përsëri është dëmtuar.

Kjo argjinaturë ishte ndërtuar për të pritur prurjet dhe devijuar rrjedhen e lumit në mbrojtje të fshatrave të Komunës Dajç dhe Bërdicë.

Zona ku është dëmtuar argjinatura ka qenë një nga pikat kryesore në të cilën prurjet e lumit Buna dhe Drin, që bashkohen pak kilometra pa mbërritur në Daragjat, kanë shkaktuar përmbytjen e dhjetra fshatrave në NënShkodër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button