Home / Nga Facebook / Etleva Bisha: Tryeze e rrumbullaket ” une mbroj femijet “

Etleva Bisha: Tryeze e rrumbullaket ” une mbroj femijet “

Bashke me TLAS dhe Agjensine e Mbrojtjes se Femijeve ne tre muaj do te jemi ne te 12 qarqet e vendit per te ngritur kapacitetet vendore ne lidhje me sherbimin e kujdestarise. Familjet kujdestare jane nje forme alternative e perkoheshme e kujdesit per femijet qe nuk kane kujdes prinderor. Ne periudhen 2014-2015 eshte trefishuar numri i familjeve kujdestare krahasuar me 2013, por ka ende shume pune per tu bere nga Njesite Vendore. Keto te fundit kane detyrimin ligjor per te ngritur sherbimin e kujdestarise.
Në kuadrin e planit të mobilizimit “Unë mbroj fëmijët” u organizua një tryezë e rrumbullakët me synim informimin dhe diskutimin për çështjen “Mbrojtja e interesit më të lartë të fëmijës përmes proçesit të regjistrimit të lindjes, vendosjes në kujdestari dhe përfshirjes në programet sociale ”.
Qëllimi i kësaj tryeze është të prezantojë përpara aktorëve shtetërore dhe jo shtetëror që punojnë në fushën e mbrojtjes së të drejatve të fëmijëve,por edhe atyre që janë të interesuar, një informacion rreth vështirësive që hasen lidhur me aksesin e të drejtave themelore të fëmijëve.
Kjo nismë është ndërmarrë nga Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS) me mbështetjen e UNICEF ,Agjensinë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve(ASHDMF), Shërbimin Social Shtetëror (SHSSH) dhe Bashkia Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.