Home / Parlamentare / Seanca e Kuvendit- Opozita do vijojë me qëndrimin e kushtëzuar

Seanca e Kuvendit- Opozita do vijojë me qëndrimin e kushtëzuar

Opozita në seancën e sotme të Kuvendit pritet të mbajë të njëjtin qëndrim si një javë më parë, duke tentuar të bllokojë punimet e parlamentit, në rast të mosplotësimit të kërkesave të saj. Kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka, paralajmëroi dje se qëndrimi i grupit do të mbetet i njëjti përderi sa nuk ka ende një reflektim nga mazhoranca për çështjet e ngritura, që lidhen me ligjin e dekriminalizimit, funksionimin e komisioneve hetimore dhe dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të deputetëve, që në shkelje të Kushtetutës, kanë përfituar fonde publike.
Pika më e nxehtë e rendit të ditës e seancës së sotme parashikohet të jetë cështja e mandatit të deputetit socialist, Rakip Suli, votimi i së cilës u shty një javë më pare me kërkesë të mazhorancës. Projektvendimi i përgatitur parashikon “miratimin/mosmiratimin e kërkesës së 20 deputetëve të grupit parlamentar të PD-së, me objekt “Konstatimi i mbarimit të mandatit të deputetit Rakip Suli dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë me mandatin e deputetit”.
Gjithashtu, ne rend dite sot jane dhe disa pr/ligje si ai, “Për menaxhimin e kimikateve”, ratifikimi i disa marrëveshjeve, ajo e bashkëpunimit financiar ushtarak me Turqinë; ratifikimi i marrëveshjes me Gjermaninë për projektin e rezervatit ndërkufitar te biosferës në Prespë; ratifikimi i marrëveshjes me KE-ne për asistencën financiare në fushën e “Bujqësise dhe Zhvillimit Rural”, etj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: