Home / Sporti / Shtatë shqiptarë në listën e gjerë të Zvicrës për “Euro 2016”

Shtatë shqiptarë në listën e gjerë të Zvicrës për “Euro 2016”

Trajneri i përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkoviq, të premten do ta publikojë listën e 23 lojtarëve që do të luajnë në dy ndeshjet miqësore, kundër Irlandës më 25 mars dhe për katër ditë më vonë kundër Bosnjë-Hercegovinës.

Por, problemi më i madh për Petkoviqin do të jetë se cilët prej lojtarëve do t’i përfshijë në listën për kampionatin evropian “Franca 2016” që mbahet gjatë kësaj vere, përcjell sot Koha Ditore shkrimin e Blick.

E në Zvicër është hapur një debat ku thuhet se ka nisur një betejë e nxehtë për një vend në ekipin përfaqësues të Zvicrës.

Në listën e gjerë prej 33 lojtarëve përfshihen edhe shtatë futbollistët shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili, Pajtim Kasami dhe Shani Tarashaj

Leave a Reply

%d bloggers like this: