roze

Cavalli, pushime në Ibiza me të dashurën 26-vjeçare

cavalliibizaStilisti italian Roberto Cavalli, 73 vjeç, po kalon disa ditë pushimi me të dashurën Lina Nilson, 26 vjeçe, në Ibiza, me një mega jaht. Ata dukeshin të relaksuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe shkëmbenin përkëdhelje dhe puthje.

Dizajneri i famshëm mbante veshur pantallona të shkurtra xhinse. Në bordin e jahtit ndodheshin edhe miqtë më besnikë të Cavallit dhe partneres së tij, 3 qentë e tyre. Çifti u takua në vitin 2008.

Gjatë një interviste për revistën “Vogue”, stilisti i famshëm Cavalli ka kritikuar stilin e Dukeshës së Kembrixhit. “Ajo duhet të jetë shumë më tërheqëse me stilin dhe zgjedhjet e saj. Një Princeshë duhet të jetë sexy. Kate është e re , e bukur dhe do të dëshiroja të krijoja diçka speciale për të”, tha Roberto Cavalli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button