Home / Ekonomia / FMN përmbyll vizitën në Tiranë, Ahmetaj: Rritja reale ekonomike për vitin 2016 parashikohet 3.4 %

FMN përmbyll vizitën në Tiranë, Ahmetaj: Rritja reale ekonomike për vitin 2016 parashikohet 3.4 %

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Anita Tuladhar përfundon sot vizitën 2-javore në vendin tonë, vizitë e cila lidhej me rishikimin e shtatë të Programit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të znj. Tuladhar, ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u paraqitën sot konkluzionet e arritura në kuadër të rishikimit të shtatë të Programit.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi në konferencë se ekonomia shqiptare vazhdon të përshpejtojë ritmet e rritjes dhe e rritja reale ekonomike për vitin 2016 parashikohet 3.4 % .

Kjo sipas tij, mbështetet nga përmirësimi i konsumit të brendshëm, rritja e fluskit të investimve të huaja dhe një ambient i favorshëm për investime nga sektori privat.

Ndaj të njëjtin opinion me misionin e FMN-së se qeveria shqiptare ka zbatuar të gjithë parametrat e paracaktuara, tha Ahmetaj ndërsa shtoi se performanca e të ardhurave në buxhet në muajt e parë të 2016-s ka qenë në përputhje e pritshmëritë tona.

Misioni i FMN-së nisi vizitën në vendin tonë më 9 mars. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, misioni zhvilloi takime me krerët më të lartë të shtetit, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, ministra të kabinetit, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, por edhe disa takime teknike me drejtorë të ministrive. Gjatë takimeve u diskutua mbi ecurinë e marrëveshjes mes FMN-së dhe qeverisë shqiptare dhe mbi klimën ekonomike në vend.

Vizita e misionit të FMN-së vjen pas miratimit të kësteve të radhës të kredisë që bordi i Fondit miratoi për qeverinë shqiptare, duke i hapur rrugë disbursimit të 72.4 milionë eurove dhe duke i çuar pagesat totale në rreth 226,8 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.