Home / Politika / Lu: Byroja e Hetimit do jetë si FBI, kemi dhënë miliona dollarë

Lu: Byroja e Hetimit do jetë si FBI, kemi dhënë miliona dollarë

Ambasadori amerikan Donald Lu ka folur për Byronë Kombëtare të Hetimit. Ai u ka bërë thirrje partive politike që të votojnë për Byronë, pasi SHBA ka paguar miliona dollarë në mbështetje të saj. Gjithashtu Lu shtoi se policët do të testohen dhe do të trajnohen nga FBI.

“SHBA do të investojë që ajo të jetë e tillë dhe kemi vënë mënjanë miliona dollarë për trajnimin e këtyre policëve. Trajnimi i tyre do të bëhet nga FBI dhe të gjithë policët do të kalojnë përmes testeve të poligrafit. Llogaritë e tyre bankare do të mbikëqyren që ata të shihen që nuk po bëjnë korrupsion. Hetuesit e BKH-së duhet të përbëhen nga policë cilësorë. Drejtori duhet të jetë oficer i policisë gjyqësore, e cila duhet të japë llogari para popullit shqiptar”, deklaroi Lu.

Ai tha se korrupsioni pengon në kryerjen e reformave, duke theksuar rëndësinë që ka Byroja e Hetimit, një institucion i pavarur që do të përgjigjet para popullit

“BKH po përdoret për arsye politike, ata e dinë se korrupsioni pengon bërjen e drejtësisë në Shqipëri. BKH është një institucion i rëndësishëm kundër korrupsionit në vend. Një institucion i pavarur dhe llogaridhënës para popullit shqiptar. Duhet të krijohet në të njëjtën kohë me reformën në drejtësi”, tha ambasadori amerikan.

Leave a Reply

%d bloggers like this: