Te ndryshme

Palmira perla antike e shkretëtirës siriane

Trupat e regjimit sirian rimorën plotësisht qytetin antik të Palmirës nga kontrolli i ISIS-it. Ushtria siriane mori kontrollin e Palmirës, që ishte në duart e ISIS-it që prej një viti.

Më poshtë vijojnë një seri faktesh për këtë qytet, i konsideruar si perla e shkretëtirës siriane:

– Palmira, që ndodhet në qendër të Sirisë, daton prej 2 000 vjetësh dhe është regjistruar nga UNESCO-ja si pjesë e trashëgimisë botërore.

– Para fillimit të konfliktit në Siri, në vitin 2011, mbi 150 mijë turistë vizitonin çdo vit këtë oaz të shkretëtirës, 210 kilometra në verilindje të Damaskut, ku gjenden rreth 1 000 kolona si edhe një nekropol gjigante me 500 varre.

– Në gjysmën e parë të shekullit I, Palmira bëhet pjesë e provincës romake të Sirisë.

– Me kalimin e viteve Palmira bëhet një qytet i pasur falë pozicionit gjeografik si pikë tranziti e rrugëve nga Persia, India dhe Kina drejt Perandorisë Romake dhe tregtisë së erëzave, parfumeve, mëndafshit dhe fildishit nga këto vende.

bn– Në vitin 129, Palmira u shpall qytet i lirë nga perandori romak, Hadrian dhe përjetoi më pas epokën e saj të artë në shekullin II.

– ”Qyteti u ndërtua sipas një strukture perëndimore, kishte një agora, rrugë të gjera, teatro, tempuj dhe mund të krahasohej me Romën”, thotë Marielle Pic, shefe e Departamentit të Antikiteteve të Orientit në muzeun e Luvrit.

– Fuqia e qytetit kulmoi në shekullin III në kohën e mbretëreshës Zenobia, e cila sfidoi edhe Perandorinë Romake.

– Në vitin 267, guvernatori arab i Palmirës, Odeinat vdiq në mënyrë misterioze. Bashkëshortja e tij, Zenobia mori pushtetin në vitin 270, pushtoi Egjiptin dhe dërgoi trupat në Bosfor, përpara se të rrëzohej nga froni, në vitin 272, nga perandori Aurelian.

– Në kohën e Hafez al-Assadit, babait të presidentit aktual Bashar al-Assad, Palmira njihet si vendi i masakrës kundër qindra të burgosurve, gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar.

– ISIS-i që kishte kontrolli prej një viti, ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të qytetit antik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button