Home / Parlamentare / Leskaj: Kushtetuesja të flasë për mandatin tim

Leskaj: Kushtetuesja të flasë për mandatin tim

Deputetja socialiste Valentina Leskaj i ka kërkuar kreut të Kuvendit Ilir Meta vijimin e procedurës për shqyrtimin e mandatit të saj në Gjykatën Kushtetuese.

Në një letër dërguar z. Meta, Leskaj i kërkon Kuvendit që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e Partisë Demokratike, të depozituar më 2 mars.

“Duke qenë e bindur se veprimtaria ime si deputete, është në përputhje të plotë me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, po ju drejtohem me këtë letër Kuvendi i Shqipërisë, ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën që PD i ka përcjellë Kuvendit në dt. 2 Mars 2016”, thuhet në letrën e Leskajt.

Leskaj vijon më tej se ka pritur që Partia Demokartike të çojë kërkesën për mandatin në Gjykatën Kushtetuese, por nuk e ka bërë për të abuzuar politikisht. “Në fakt, kam pritur që PD ta çonte kërkesën për mandatin tim, në Gjykatën Kushtetuese, sic ja kemi kërkuar edhe publikisht e siç PD bëri edhe në rastin e një deputeti tjetër. Arsyet pse nuk e çoi janë të qarta: për të abuzuar politikisht”, thotë ajo.

Ndërkohë, gatishmërinë për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese po për të njëjtat arsye ka shprehur edhe deputeti tjetër socialist, Rakip Suli.

Suli dhe Leskaj akuzohen nga Partia Demokratike se kanë shkelur ligjin e konfliktit të interesit duke përfituar para nga fondet publike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: