Home / Parlamentare / Dialogu PS-PD, Berisha: I nevojshëm. Balla: Rama ftoi Bashën

Dialogu PS-PD, Berisha: I nevojshëm. Balla: Rama ftoi Bashën

Ftesa e Edi Ramës për dialog politik të nivelit të lartë mes maxhorancës dhe opozitës për reformën në drejtësi po merret në konsideratë nga Partia Demokratike dhe ai që e paralajmëroi këtë ishte ish-kreu i kësaj force, Sali Berisha.

Ish-kryeministri nuk përjashtoi që në dialog të përfshihen edhe lehtësues.

“Unë mendoj se dialogu është i domosdoshëm. Pa dialog Shqipëria nuk ka ecur dhe nuk ecën në proceset integruese europiane. Me rëndësi nuk është dialogu në vetvete, por që të kemi një dialog produktiv. Qëndrimi i Bashës dhe ai i Ramës dje, le të shqyrtohet, por jo për një shoë mediatik. Dialogu të ketë edhe lehtësues dhe me rëndësi për vendin është që të vendoset dialogu”, tha Berisha në përfundim të seancës plenare të së enjtes.

Megjithatë, ish-kreu i demokratëve tha se vendimi përfundimtar i takon kryetarit të Partisë, Lulzim Basha.

Ndërkohë, pas deklaratës me Hahn në konferencë për media, kryetari i PS-së, Edi Rama i është drejtuar me një letër zyrtare Lulzim Bashës ku e fton atë për dialog. Ai që e konfirmoi këtë ishte deputeti, Taulant Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.