Home / Qeveritare / 300 ditët e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ahmetaj: Berisha e la sipërmarrjen në krizë

300 ditët e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ahmetaj: Berisha e la sipërmarrjen në krizë

Arben-Ahmetaj-noaMinistria e Zhvillimit Ekonomik bëri sot bilancin e 300 ditëve të punës. Ne fjalen e tij ministri Arben Ahmetaj theksoi se duhet punuar “për të promovuar gjeneratorët e rinj të ekonomisë”.

“Duhet të bëjmë një punë që përkthehet në rritje ekonomike dhe rritje punësimi. Ndërtimi nuk është më ajo forcë që ka qenë dhe të ardhurat nga emigrantët kanë rënë. Si do ndryshojë ekonomia atëherë? Duhet të punojmë për të promovuar gjeneratorët e rinj të ekonomisë: prodhimin vendas, shërbimin e turizmit dhe industria mekanike”, tha Ahmetaj.

Ministri kujtoi edhe gjendjen e biznesit kur qeveria e re mori detyrën para 300 ditësh.

“Sipërmarrja ishte e mbytur në borxhe dhe kërcënohej nga qeveria. Sipërmarrja duhet trajtuar si pasuri kombëtare dhe duhet të krijojmë për të një terren sa më të përshtatshëm”, tha Arben Ahmetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.