Home / Rajoni / Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, vizitë në Kosovë.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me minatoret serbe te Trepces

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, vizitë në Kosovë.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ai ka hyrë në mëngjes në territorin e Republikës së Kosovës nëpërmjet pikës kufitare në Jarinje, ndërkohë që ka vizituar Leposaviçin, Zubin Potokun dhe Mitrovicën veriore.

Raportohet që gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Zubin Potok ishin dëgjuar të shtëna automatikësh, ndërkohë që është folur dhe për një bombë të vënë në sallën ku do të mbante fjalim Vuçiq.

Por, kryeministri serb ka deklaruar se bombat nuk e frikësojnë atë dhe se askush nuk mund ta ndalojë vizitën e tij në Kosovë dhe forcën e Serbisë.

Aleksandër Vuçiq ka vizituar edhe minatorët serbë të “Trepçës”, me ç’rast ka thënë se në bisedimet me Prishtinën në Bruksel do të bëjë të qartë se Beogradi nuk do të lejojë që autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj nëpërmjet të cilit kombinati “Trepça” do të shndërrohej në ndërmarrje publike të së ashtuquajturës Republikë e Kosovës.

Ai ka shtuar se nuk dëshiron ta fyejë askënd, por që Serbia do ta ruajë “Trepçën”.

Vuçiq kishte paralajmëruar se do të vizitonte Kosovën edhe para disa javësh, por që vizita e tij ishte anuluar, . Shefi i ekzekutivit serb po qëndron në Kosovë me leje të Ministrisë së Jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.