Home / Parlamentare / Nishani kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për masat shtesë të sigurisë publike

Nishani kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për masat shtesë të sigurisë publike

Presidenti Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për masat shtesë të sigurisë publike, pasi, sipas tij, ky ligj, përmes vendosjes së kamerave të sigurisë të cilat përfshijnë sheshe të hapura, parqe, kënde lojërash, mjedise të hapura apo të mbyllura publike, mjedise të punës ku ushtrohet një biznes privat, mjedise të hapura dhe të mbyllura për fëmijë, cënon të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare, e garantuar nga neni 35 i Kushtetutës.

Gjithashtu, Nishani shton se “ndërhyrja në të drejtën për jetë private dhe familjare përmes masave të parashikuara në nenin 8 të Ligjit nuk është e justifikueshme, e domosdoshme dhe proporcionale”.

“Ligji në fjalë mbasi detyron bizneset, administratorët e pallateve, shkollat private dhe publike, apo të gjitha institucionet publike të instalojnë kamera dhe të ruajnë përmbajtjen e tyre, nuk jep asnjë garanci se si do të ruhen të dhënat personale të individëve të siguruara nga këto kamera”, lexohet në dekretin e Presidentit të Republikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.