Home / Politika / Reforma zgjedhore, Komisioni cakton grupin e ekspertëve

Reforma zgjedhore, Komisioni cakton grupin e ekspertëve

Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore, i mbledhur mesditën e së hënës, caktoi grupin e ekspertëve që do të punojnë për këtë reformë.

Dy partitë e mëdha, Partia Demokratike (PD) dhe Partia Socialiste (PS) do të kenë nga dy ekspertë, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), Partia Republikane (PR) dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) do të përfaqësohen me nga një ekspert.

Në mbledhjen e sotme, ku ishte e pranishme dhe opozita që vazhdon të mbajë qëndrimin e kushtëzuar me parlamentin, u diskutua edhe për dërgimin e ftesës për institucionet ndërkombëtare për të asistuar punën e komisionit dhe grupit të ekspertëve.

Bashkëkryetari socialist i komisionit, Bashkim Fino, tha se së bashku me kolegun demokrat, Oerd Bylykbashi, do të marrin në shqyrtim rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të përfshira në raportet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 2013-s dhe ato lokale të 2015-s. Bashkëkryetari Bylykbashi tha se komisioni do t’i drejtohet institucioneve ndërkombëtare për të marrë praktikat më të mira për reformën zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.