Kronika

Pilotët Deliaj e Hoxha shpallen “Dëshmorë të Atdheut”; të enjten homazhet

Komisioni Shtetëror për Dëshmorët i cili funksionon pran Ministrisë së Mbrojtjes, dje ne darke vonë shpalli “Dëshmor i Atdheut” dy pilotët e Forcave të Armatosura, kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha, që humbën jetën të mërkurën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak.
Ndërkohë, homazhet në nder të tyre do të mbahen të enjten në mesditë (sot), tek Pallati i Kongreseve në Tiranë, ne ora 12.00 deri ne 14.00. Në to do të marrin pjesë oficerë të lartë të Forcave të Armatosura dhe zyrtarë të tjerë.
Ndërkohë, rreth orës 14:30 do të zhvillohet ceremonia mortore tek Varrezat e Dëshmorëve, ku viktimat do të përcillen në banesën e fundit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button