Home / Te ndryshme / Misioni i çuditshëm i Kanadasë për të pasur Hauain e vet

Misioni i çuditshëm i Kanadasë për të pasur Hauain e vet

Kanadanë dhe ishujt Turks dhe Caicos i bashkon një ëndërr mjaft kurioze. Që arkipelagu i Karaibeve një ditë mund të bashkohet me Kanadanë dhe të kthehet kështu në provincën më të re të shtetit amerikanojugor. Duhet thënë se kjo ide nuk është e përhapur te të gjithë, por të dyja vendet e kanë diskutuar këtë gjë shpesh përgjatë kohës

Në një vështrim të përgjithshëm, si Kanadaja ashtu edhe Ishujt Turks dhe Caicos nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta. Njëri shtet është një si një kontinent më vete me male të mbuluara nga dëbora, gjire me akull të shkrirë dhe tundra të mbuluara nga ngrica. Kurse tjetri përbëhet nga një grusht ishujsh që rrihen nga dielli dhe nuk mund të konsiderohet një vend plotësisht, duke qenë se është nën varësinë e kurorës britanike.

Por të dyja këto vende i bashkon një ëndërr mjaft kurioze. Që arkipelagu i Karaibeve një ditë mund të bashkohet me Kanadanë dhe të kthehet kështu në provincën më të re të shtetit amerikanojugor.

Duhet thënë se kjo ide nuk është e përhapur të të gjithë, por të dyja vendet e kanë diskutuar këtë gjë shpesh përgjatë kohës. Që prej vitit 1917 kur Kryeministri i atëhershëm, Sir Robert Borden në mënyrë të pasuksesshme ia hodhi këtë ide Londrës. Propozimi do të jetë në rend të ditës në konventën e Partisë së re Demokratike, e cila është e treta për nga madhësia në Parlamentin kanadez.

Ideja e kësaj partie është që t’i kthejë ishujt Turks dhe Caicos në një qendër turizmi për të gjithë kanadezët. Pikësëpari duhet që qeveria kanadeze të nisë të angazhohet më shumë me atë të ishujve të Karaibeve dhe më pas Britania e madhe të pranojë që ishujt Turks dhe Caicos të bëhen provincë e 11-të.

Gjatë rrjedhës së historisë, Kanadaja ka përfshirë si pjesë të saj shumë territore të Britanisë së Madhe. Ndryshe nga SHBA-ja që luftoi për pavarësi, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar u ndanë në mirëkuptim.

Nëse territore të caktuara në Paqësor mund të merren në kontroll nga Australia dhe Zelanda e Re, atëherë e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Kanadanë dhe ishujt që ndodhen në Atlantik.

Sigurisht që ndryshe është teoria dhe ndryshe del përfundimi në praktikë.

Në ishujt e Karaibeve entuziazmi i madh për marrëdhënie më të afërta dikur me Kanadanë, tani është zbehur. Për më tepër që duhet bindur dhe Mbretëresha që të heqë dorë nga një territor i tillë.

Por politikanët kanadezë e dëshirojnë shumë një vend me mot të ngrohtë. “Kanadaja me të vërtetë ka nevojë për një Hauai të sajin”, tha politikani konservator Peter Goldring në 2014-n. “SHBA-ja e ka një Hauai. Pse të mos ta kemi edhe ne një të tillë?”.

Ishujt Turks dhe Caicos kanë një popullatë prej 40 mijë banorësh dhe janë një destinacion turistik i preferuar i kanadezëve.

Arkipelagu mendohet se ka qenë një nga territoret e para, të cilat i zbuloi Kristofor Kolombi kur udhëtoi përgjatë Atlantikut në 1492.

Britania e mbikëqyrte atë nga Xhamajka deri në vitin 1962, kur ku vend mori pavarësinë. Në 1980 pati zëra për pavarësi, por më pas, ato u venitën. Rezidentët e saj kanë nënshtetësi britanike dhe nga viti 2009 deri në 2012 u drejtuan direkt nga Londra, që e shqetësuar për korrupsionin vendosi të merrte masa duke qenë se ishujt u shndërruan në parajsa fiskale.

Në Kanada vështirë që politikanët ta kthejnë këtë ide në rend dite, por në të kaluarën e menduan që t’i aneksonin ishujt në Karaibe.

Në 1973, anëtari i Parlamentit Max Saltsman, hodhi idenë e aneksimit të ishujve, në atë kohë administroheshin nga Bermuda. Sipas tij, dollarët e shpenzuar nga shtetasit kanadezë do të qëndronin brenda vendit. “Në atë kohë ishujt kishin vetëm 8 hotele, mungonte uji i freskët dhe popullsia shkonte rreth 6 mijë banorë”. Por çështja nuk u diskutua në Parlament.

Në 2004, qeveria e Nova Scotia-s i ofroi arkipelagut mundësinë që të bëhej pjesë e provincës së tij. Kjo do t’u kursente politikanëve në Otava stresin e krijimit të një amendamenti të ri kushtetues për të krijuar një provincë të re.

Por bisedimet për një Hauai kanadez u venitën pas vizitës së Kryeministrit të arkipelagut, Rufus Euing, në Otava në 2014.

“Nuk do të jem shumë i nxituar që të hidhem nga foleja e një nëne, në folenë e një nëne tjetër. Nga njëri zotëri te tjetri”, u tha ai gazetarëve kanadezë. “Nëse duan të bëhen pjesë e Kanadasë, këtë duhet që ta tregojnë banorët e ishujve”.

Edhe politikanët kanadezë në atë kohë sqaruan se vendi i tij nuk po e shqyrtonte mundësinë për t’i bërë ishujt Turks dhe Caicos si provincën e 11-të të Kanadasë.

Por në fjalimin e tij përpara Parlamentit në vitin 2015, politikani Goldring tha se shpresonte akoma.

“Kur në fillimet e veta pati angazhim mes Kanadasë dhe ishujve Turks dhe Caicos, para 150 vitesh, mullinjtë e drunjtë të erës pomponin ujë deti në tiganë të mëdhenj avullimi për të marrë kripën e oqeanit. Peshkatarët kanadezë blinin sasi të mëdha të kësaj kripe për flotën e tyre të varkave të peshkimit. Atyre kjo kripë u nevojitej për të ruajtur peshkun”. Për Goldring-un, përpjekjet për të bashkuar arkipelagun dhe Kanadanë ende janë një punë në vazhdim e sipër.

Leave a Reply

%d bloggers like this: