MaqedoniaRajoni

Protestuesit në Shkup demolojnë institucionet, disa të arrestuar

Kanë vazhduar protestat kundër vendimit të presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, për të liruar nga përndjekjet penale funksionarë shtetërorë dhe funksionarë nga opozita.

Protestuesit kanë thyer dritaret e zyrës së kryetarit të shtetit Ivanov, zyrës së Ministrisë së Drejtësisë, Parlamentit dhe kanë gjuajtur qeverinë e Maqedonisë.

Policia ka provuar të ndalojë protestuesit, por pa sukses, pasi ata kanë thyer disa herë kordonin e policisë.

Protestat u organizuan nga 85 OJQ, të cilët bërtasin ”Pa drejtësi, s’ka qetësi”.

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se janë arrestuar 12 persona dhe është lënduar 1 polic.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button