Home / Teknologji / Uvero, kufje posaçërisht për veshët tuaja

Uvero, kufje posaçërisht për veshët tuaja

Të blesh një palë kufje të reja për pajisjet e tua teknologjike nuk është ndonjë gjë e pazakontë, pasi pothuajse janë standarde për çdo njeri. Por marka Uvero mendon ndryshe.

Kompania ka krijuar kufje të personalizuara, që i përshtaten kanalit të veshëve vetëm të një personi.

Megjithatë Uvero nuk është e para që tenton në këtë drejtim. Mënyra tradicionale të bërit të kufjeve të personalizuara, ka qënë vendosja e një mase xheli në çdo vesh dhe t’i mbash derisa të ngurtësohet për të ruajtur formën.

Por Uvero nuk përdor asnjë lloj xheli apo pastrim veshi. Bëhet fjalë për një tip tullumbace të hollë, e mbushur me një material fluoreshent nën dritën ultravjollcë, në cdo kanal veshi, duke qëndruar vetëm 4 mm larg daulles së veshit. Një kamera më pas lëviz këtë tullumbac duke matur 100 mijë pika matëse në programin e Uveros, për të dhënë përmasat tredimensionale të kanalit të veshit tuaj.

Për këtë Uvero është duke trajnuar teknikë që parashikon t’i shpërndajë nëpër dyqanet e saj. Ky proces zgjat 2 minuta për çdo vesh.

Leave a Reply

%d bloggers like this: