Home / Parlamentare / Thirrjet e Berishës për armatosje, Tahiri:Është vepër penale, të thirret nga Prokuroria

Thirrjet e Berishës për armatosje, Tahiri:Është vepër penale, të thirret nga Prokuroria

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri i kërkoi sot prokurorisë që të thërrasë ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi thirrjet e tij sot në Kuvend për armatosje të qytetarëve, përbëjnë vepër penale.
“Nuk di si ky parlament i vazhdon diskutimet normalisht në kushtet kur një ish-kryeministër bën thirrje publike që populli të armatoset.Nuk ka thirrje më kriminale dhe antikushtetuese se kjo dhe shpresoj shumë që prokuroria të gjejë kurajon dhe ta thërrasë, pikërisht sepse kjo është vepër penale. Të bësh thirrje publike për armatosje dhe dhunë ndaj institucioneve, kjo është skandaloze”, deklaroi Tahiri sot në parlament.

Këto janë thirrje të një epoke tjetër, të cilën shqiptarët e lanë pas më 23 qershor 2013, janë thirrje që ndajnë dy botë: atë të kohës së shkuar dhe të ardhmen e kësaj qeverie, që nuk njeh kërkënd mbi ligjin, pa asnjë dallim politik, institucional, pasuror apo racor, tha ministri i Brendshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published.