Sporti

Reali triumfon ndaj Manchester City 1-0, finalja me Atletico Madridit

Real Madrid i është bashkuar Atletico Madridit në finale të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid është skuadra e dytë finaliste e Ligës së Kampionëve, pasi ka eliminuar Manchester Cityn me rezultat të përgjithshëm 1:0.

Ndeshja e sonte përfundoi me fitore minimale të Realit, ndërsa ndeshja e para një jave kishte përfunduar pa gola 0:0.

Golin e vetëm dhe të kualifikimit në finale e shënoi Gareth Bale në pjesën e parë.

Reali në finale do të luaj kundër Atletico Madridit që mbrëmë eliminoi Bayern Munichun, duke u përsëritur kështu finalja e vitit 2014 në Lisbona.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button