Kronika

Shullazi mbetet në burg, Apeli lë në fuqi masën e sigurisë

Apeli i Krimeve të Rënda la në mbështeti vendimin e Shkallës së Parë duke lënë sërish në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Emiljano Shullazin.
Gjykata shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga dy avokatët e Shullazit që kërkuan lirimin e klientit të tyre me argumentimin se nuk provohen akuzat e ngritura nga prokuroria për “gjobëvënie”, “kanosje”, etj.
Avokatët pretendojnë për ndalim të paligjshëm të klientit të tyre dhe njerëzve të afërt me të.
Nga ana e tij Shullazi ka depozituar një kërkesë ku njoftoi se nuk dëshironte që të ndjekë seancën për masën e sigurisë, duke u përfaqësuas nga avokatët e tij.
E njëjta masë sigurie u dha edhe për Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat e gjobvënies, shkatërrim prone, kanosje për shkak të detyrës, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe të tjera.
Emiljano Shullazi u arrestua më 17 prill pas deklaratave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha se kishte kërcënuar Mynyr Konin, në atë kohë kandidat, sot Rektor i Universitetit të Tiranës, që të tërhiqej nga gara për këtë post.
Vetë Mynyr Koni ka pranuar se është kërcënuar, por këmbënguli në dëshmitë e dhëna si në polici ashtu edhe në Prokurori se nuk i njihte personat që e kishin kërcënuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button