Home / Te ndryshme / Kalifornia rrit moshën për duhan në 21 vjeç

Kalifornia rrit moshën për duhan në 21 vjeç

Ligji

Kalifornia ka rritur moshën ligjore për blerjen e prodhimeve të duhanit nga 18 në 21 vjeç. Ligji i ri e bën të paligjshme shitjen e duhanit për njerëzit nën 21 vjeç, me përjashtim të personelit ushtarak aktiv. Mbështetësit e ligjit thonë se ai do t’i pengojë adoleshentët nga efektet e dëmshme të varësisë ndaj nikotinës. Me ligjin e ri, edhe cigaret elektronike do të ndalohen në hapësirat publike. Instituti për Mjekësi në Kaliforni ka raportuar se 90 për qind e duhanpirësve të përditshëm kanë nisur përdorimin e duhanit përpara moshës 19-vjeçare. Në muajin prill, Havai është bërë shteti i parë amerikan që ka rritur moshën ligjore për duhanpirje në 21 vjeç.

Leave a Reply

%d bloggers like this: