Politika

Rama: Uroj që sot të votohet reforma në drejtësi; Lu: Shpresoj në një votim unanim pro

Në Ditën e Europës, Ministria e Integrimit organizoi një ceremoni në sheshin “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama shprehu dëshirën që reforma në drejtësi të votohet në parim që sot.
“Uroj që sot të votohet në parim drafti i reformës në drejtësi. Nuk do të lejohet asnjë përjashtim dhe nuk do të jetë e vështirë të ketë dakordësi mes partive. Pika që bëhet objekt diskutimi dhe që shumëkush e mori si amnisti për ata që i kanë shpëtuar drejtësisë, tregon që edhe miqtë e partnerët tanë janë të gabueshëm. Sot është dita për të folur për Europën dhe është një 9 maj i duhur për ne sepse jemi më pranë se asnjëherë më parë çeljes së negociatave për në BE”, tha Rama.
Ndërsa ministrja Klajda Gjosha theksoi se “ndodhemi në zonën tranzit, për të arritur në destinacionin BE”, duke shtuar se “bëse nuk përmbushim 5 prioritetet kyçe, nuk do të arrijmë në destinacion”.
Gjosha i bëri thirrje edhe politikanëve që të miratojnë reformën në drejtësi: “Nuk duhet të mbetemi përjetësisht në këtë tranzit”.
Ndërsa ambasadori amerikan Donald Lu, i cili mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Avokati i Popullit për të drejtat e njeriut, deklaroi se uron për një votim unanim pro reformës në drejtësi, “pasi kjo është ajo që kërkon populli shqiptar”.
“Po e ndjekim procesin nga afër”, tha Lu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button