Home / Kronika / Gjeneralmajor Jeronim Bazo, merr pjesë në Takimin e 175 të Komitetit Ushtarak të NATO-s

Gjeneralmajor Jeronim Bazo, merr pjesë në Takimin e 175 të Komitetit Ushtarak të NATO-s

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneralmajor Jeronim Bazo merr pjesë në Takimin e 175 të Komitetit Ushtarak në nivel Shefash Shtabi të Përgjithshëm të vendeve të NATO-s dhe ato partnere.
Takimi i 175 i Komitetit Ushtarak të NATO-s, është duke u zhvilluar në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel, Belgjikë, dhe do të trajtojë çështje me rëndësi në kontekstin strategjik, misionin e NATO-s në Afganistan “Resolute Support”, Platformën e interoperabilitetit si dhe takimet e formatit me Gjeorgjinë dhe Ukrainën.Përfundimet dhe këshillimit ushtarak të këtyre takimeve janë kuçe për Takimet e ardhshme në nivel Ministrash të Jashtëm dhe Mbrojtjes si dhe përgatitjet për Samitin e NATO-s që do të zhvillohet në Varshavë, Poloni në muajin korrik 2016.
Gjatë fjalëve të hapjes nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Zt. Stoltenberg dhe Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Gjeneral Pavel, u theksua rëndësia e unitetit të NATO-s në përgjigje të zhvillimeve të vazhdueshme të ambientit të sigurisë.
Gjeneral Pavel theksoi rëndësinë e këndvështrimit ushtarak 360o-sh për të adresuar sfidat e sigurisë që Aleanca është duke u përballur. Gjithashtu, ai theksoi mesazhin se NATO është dhe do të mbetet Aleanca Ushtarake më e suksesshme dhe e fuqishmja në botë, dhe ne do të mbrojmë vlerat tona, njerëzit dhe territoret tona.
Gjatë takimit për misionin e NATO-s “Resulute Support”, përveçse vendeve të NATO-s morën pjesë edhe 13 vendet kontribuuese me trupa në këtë mision.
NATO do të vazhdojë të jetë prezent në Afganistan për të asistuar në rritjen e efektivitetit të Forcën e Sigurisë Kombëtare të Afganistanit. Kjo forcë është esenciale për stabilitetin e shtetit të Afganistanit dhe një komponent kritik për rritjen e konferencës së popullit Afgan për shoqërinë e tyre.

Leave a Reply

%d bloggers like this: