Home / Kronika / Kronika e zeze / Berat,burri i hedh gruas fotoksinë në verë, e vret me mjete të forta

Berat,burri i hedh gruas fotoksinë në verë, e vret me mjete të forta

policiaNjë vrasje në familje është shënuar në qytetin e Beratit në Urën Vajgurore. Burri ka vrarë me mjete të forta gruan, për motive të cilat sipas hetimeve paraprake lidhen me xhelozinë.

42-vjeçarja Mimoza Zeqo ka humbur jetën pas plagëve të marra nga goditjet nga i shoqi, Tomorr Zeqo. Por duket se autori nuk është mjaftuar me kaq, pas goditjeve i ka dhënë të pijë me forcë një gotë verë të cilës i kishte hedhur fotoksinë. Ngjarka makabre është shënuar mbrëmë në qytetin e Beratit ndërsa edhe autopsia ka nxjerrë prezencën e fotoksinës në trupin e të ndjerës.

Policia arrestoi bashkëshortin vrasës, ndërsa ka nisur hetimi për të zbardhur arsyet e krimit brenda familjes.

Tomorr Zeqo ka qenë më parë i dënuar pasi ka kërcënuar vëllain e tij duke i hedhur granatë pranë banesës

Leave a Reply

%d bloggers like this: