Home / Ekonomia / Ekonomia globale, G7: Rrezikohet nga “Brexit”

Ekonomia globale, G7: Rrezikohet nga “Brexit”

Nëse Mbretëria e Bashkuar do të shkëputej nga BE, pasojat do t’i vuanin jo vetëm vendet e përfshira, por edhe ekonomia globale.

Kjo u paralajmërua nga ministrat e Financave të G7-s në dokumentin e tyre final pas një samiti dyditor në qytetin japonez të Sendait.

“Pasiguritë globale janë shtuar, ndërsa konfliktet gjeopolitike, terrorrizmi, fluksi i emigrantëve dhe tronditja për një dalje të mundshme të Britanisë komplikojnë kontekstin ekonomik global”, pohuan ministrat.

Britanikët do të vendosin lidhur me çështjen në një referendum që do të mbahet më datë 23 qershor. Gjatë takimit, ministrat e 7 ekonomive më të zhvilluara të botës diskutuan për një sërë tematikash, nga ekonomia globale tek vlerat e shkëmbimve të huaja dhe pastrimi i parave.

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan sërish Japoninë kundër zhvlerësimit të monedhës për arsye konkurruese, çka ekspozoi përçarjen në politikën e kursit të këmbimit.

Ministrat diskutuan gjithashtu për pastrimin e parave, mes zhurmës së shkaktuar nga të ashtuquajturat “Panama Papers”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.