Home / Kosova / Si i humbi Komuna e Prishtinës 1 milionë e 600 mijë euro?

Si i humbi Komuna e Prishtinës 1 milionë e 600 mijë euro?

si-i-humbi-komuna-e-prishtin-euml-s-1-milion-euml-e-600-mij-euml-euro_hdBuxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2014 për shpronësime i cili ka qenë tre milionë euro, ka mbetur vetëm 1 milionë e 400 mijë euro. Kjo si shkak pasi që kjo e fundit është paditur nga Sahit Shala, dhe e ka humbur rastin duke humbur një shumë prej 1 milionë e 600 mijë euro.

Zëdhënësja e komunës, Fitore Pacolli, përmes postës elektronike, tha se rasti në fjalë ka qenë një rast i shpronësimit (eksproprijimit) të paluajtshmërisë së paditësit Sahit Shala, në ngastrën kadastrale 7181, në sipërfaqe prej 0.55.40 ha, Fleta poseduese 10086, Zona kadastrale Prishtinë, me kulturë arë e klasit të tretë, në vendin e quajtur “Qytet”.

Sipas saj, kontesti gjyqësor ka qenë i natyrës juridike – civile, ku paditësi fillimisht ka kërkuar që ngastra e kadastrave e shpronësuar t’i kompensohet përmes ndërrimit tokë me tokë, madje siç u shpreh ajo, paditësi më vonë përmes padisë ka kërkuar kompensim material, lidhur me ngastrën e shpronësuar.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës edhe pse me një buxhet të vogël për shpronësime është munduar që me rishikimin e këtij të fundit t’i evitojë problemet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.