Home / Teknologji / Konsumatorë gjermanë u paguan për të harxhuar energji

Konsumatorë gjermanë u paguan për të harxhuar energji

Moti i mirë bëri që sistemet e energjisë së rinovueshme në Gjermani të arrijnë kulmin në maj, duke mbuluar 87% të kërkesës.

Prodhimi i papritur bëri që çmimi i energjisë të ulet aq shumë sa për katër orë rresht shkoi në vlera negative. Kjo do të thotë që përdoruesit kanë fituar para për energjinë që kanë konsumuar gjatë këtyre orëve, në vend që të paguajnë.

Sipas Agora Energiewende, një agjenci gjermane për energjinë e rinovueshme, vitin e shkuar kjo energji ka mbuluar vetëm 33% të të gjithë konsumit. Gjermania mbetet një nga vendet që kanë investuar më shumë kohët e fundit në energjinë e rinovueshme, duke shfrytëzuar sistemet që punojnë me erë, ujë dhe panele diellore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: