ParlamentarePolitika

Moratoriumi i gjuetisë, Koka:I shërben të ardhmes së vendit

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka vlerësoi sot në Kuvend shpalljen e moratoriumit të gjuetisë, i cili tha ai, i shërben ardhmërisë së vendit.

“Moratoriumi i gjuetisë sot dhe ai i pyjeve i miratuar më parë janë masa ekstreme që do i shërbejnë të ardhmes dhe për të cilat ka nevojë Shqipëria. Nëse ka një gjë për të cilën do te mbahet mend ky parlamen vite më pas, ky do të jetë moratoriumi i pyjeve dhe ai i gjuetisë”, u shpreh ministri i Mjedisit. Kuvendi nisi punimet e seances plenare me diskutimin e “moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”. Shpallja e tij synon ndalimin e aktivitetit të gjuetisë sportive dhe turistike në vend për një periudhë 5-vjeçare dhe përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie.

Deputeti i PS-së, Namik Kopliku shpjegoi arësyet e pezullimit per pese vjet të aktivitetit të gjuetisë, që sipas tij lidhet me kohën për rikuperim që ju nevojitet popullatave të ndryshme.
Ndalimi i gjuetisë pritet të ketë ndikim dhe tek pasurimi i biodiversitetit dhe popullimi i habitateve të ndryshme, si dhe rritja e turizmit që lidhet me vrojtuesit e zogjve, duke ndihmuar në rritjen e ekonomisë lokale.

Shalsi:Të respektohet koha e diskutimeve; Meta:Deputetët të mos shmangen nga thelbi i çështjeve

Në nisje të seances deputeti i PS-së, Eduard Shalsi, ngriti sërish shqetësimin për respektimin e kohës së diskutimeve në seancat parlamentare dhe të rendit të ditës së punimeve.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e mbështeti shqetësimin e perseritur te deputetit socialist, duke ftuar parlamentarët që të respektojnë rregulloren sa i takon kohës së diskutimeve të lira dhe çështjeve të rendit të ditës.
“Mendoj se deputeti Shalsi nuk thotë të mos ngrihen probleme që shqetësojnë publikun, por ato të ngrihen në një kohë të caktuar dhe të mos shmanget vëmendja nga thelbi i çështjeve që janë në rend dite, duke mos e cënuar cilësinë e diskutimeve. Mendoj se deputeti Shalsi ka të drejtë dhe do të ftoja të gjithë të respektojnë rregulloren”, u shpreh Meta.

Rendi i dites

Krahas moratoriumit të gjuetisë axhenda parashikon dhe diskutimin e ndryshimeve në ligjin ‘Për titujt e pronësisë’, të ratifikimit te marrëveshjes ndryshuese me kfV Frankfurt AM MAIN, për financimin e projektit “Linja e transmetimit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë”, si dhe interpelancen me ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, kërkuar nga grupi parlamentar i PDIU-së, lidhur me ecurinë e punës në rrugën e Arbrit.
Ashtu si në seancat e mëparshme, zhvillimet nga aktualiteti politik në vend pritet të mbizotërojnë diskutimet e sotme në parlament, ku mes tyre vecohet reforma në drejtësi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button