Ekonomia

Reinke i FMN: Rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit mbi 3 përqind

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se rritja ekonomike e Shqipërisë për këtë vit do të jetë mbi 3 përqind. Përfaqësuesi rezident i FMN në Tiranë Jens Reinke, thotë se rritja e këtij viti do të mbështet tek investimet e huaja.”Ne mendojmë që rritja ekonomike do të jetë mbi 3 përqind këtë vit, por sigurisht që parashikimet duhen rifreskuar” tha zoti Reinke. “Për sa i përket FMN-se ne nuk kemi ulur parashikimin e rritjes ekonomike për këtë vit. Ekonomia do të mbështetet nga investimet e huaja direkte, projektet e rëndësishme në sektorin e energjisë. Por gjithashtu ka dhe një rritje të kërkesës së brendshme” tha zyrtari i FMN në Tiranë.
Ndonëse inflacioni në muajt e fundit ka qenë nën objektiv, FMN e përjashton mundësinë e një situate deflacioniste. “Inflacioni është nën objektivin e vet dhe pritet që të qëndrojë nën këtë objektiv edhe për pak kohë. Ne presim që inflacioni të afrohet në objektiv në afatmesëm. Ne nuk presim deflacion, por zhvillimet varen edhe nga partnerët tregtarë të Shqipërisë” tha zoti Reinke.
Ndërkaq FMN është në të njëjtën linjë mendimi me Bankën e Shqipërisë sa i përket rëndësisë që kanë reformat strukturore. “Reformat strukturore janë shumë të rëndësishme për të përmirësuar klimën e biznesit. Qeveria ka nisur tashmë disa prej tyre, siç është reforma në sistemin e drejtësisë e cila ka një rëndësi të madhe përtej aspektit ekonomik” tha përfaqësuesi rezident i FMN në Tiranë Jens Reinke.
Në një raport të fundit FMN vlerësonte se miratimi i Reformës në Drejtësi do të rris produktivitetin e ekonomisë shqiptare deri në 35 përqind.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button