Ekonomia

Privatizimi i INSIG, nënshkruhet marrëveshja

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi të premten se shuma prej 2.2 miliardë lekësh të përfituara në buxhetin e shtetit nga privatizimi i kompanisë së sigurimeve INSIG, do të përdoret për uljen e borxhit publik dhe investimet publike.

Ministri  i Financave si dhe përfaqësuesi i EUROSIG, Kadri Morina nënshkruan marrëveshjen që finalizon kalimin e plotë të aksioneve të kompanisë INSIG tek grupi Eurosig.

“Gjysma e shumës së derdhur në buxhet nga privatizimi i INSIG-ut do të përdoret për shlyerjen e borxhit publik dhe pjesa tjetër do të përdoret për financimin e projektit të Unazës së Madhe të Tiranës”, deklaroi ministri Ahmetaj. Sipas Ahmetajt, privatizimi i INSIG-ut tregoi besimin që biznesi shqiptar po transmeton te ekonomia vendase.

Kompania “Eurosig” u shpall fituese e tenderit të privatizimit të “INSIG”, kundrejt tre kompanive shqiptare që paraqitën ofertat e tyre financiare për blerjen e kompanisë së vetme shtetërore të sigurimeve INSIG.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button