Home / Rajoni / Kryeministri i përkohshëm kërkon stabilitet politik

Kryeministri i përkohshëm kërkon stabilitet politik

Gueorgui-Bliznachki-622x350Kryeministri i përkohshëm bullgar, Gueorgui Bliznachki kërkoi sot një stabilitet politik dhe moral të vendit të tij, gjatë marrjes së funksionit të qeverisë, që dot të garantojë zhvillimin e çështjeve në vijim deri në mbajtjen e zgjedhjeve legjislative më 5 tetor.

“Një stabilitet politik dhe moral është i domosdoshëm për të siguruar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme”, deklaroi Bliznachki gjatë ceremoniesë së kalimit të pushtetit në Sofje.

“Është e nevojshme të rivendoset besimi i shoqërisë civile në institucionet politike të vendit”, theksoi ky professor i së drejtës kushteteuse i moshës 57 vjeçare.

Bullgaria është tronditur që prej 18 muajsh nga paqëndrueshmëria politike dhe pakënaqësia sociale. Në shkurt 2013, qeveria konservatore e Boiko Borissov dha dorëheqjen, pas manifestimeve kundër varfërisë dhe korrpsionit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: