Home / Politika / PD: Qeveria i fali CEZ-it 500 milionë euro fatura të papaguara

PD: Qeveria i fali CEZ-it 500 milionë euro fatura të papaguara

mima-525x350Janë falur nga qeveria socialiste rreth 500 milion Euro fatura të papaguara të CEZ ndaj kompanive shtetërore shqiptare, si dhe një dëm deri në 3 miliardë USD shkaktuar Shqipërisë dhe qytetarëve të saj, deklaroi sot në një konferencë për mediat, deputeti i PD-së Florian Mima.

Deputeti Mima pohon se “Avokati i Shqipërisë, studio e mirënjohur e arbitrazhit ndërkombëtar Derain & Gharavi, e kontraktuar nga shteti shqiptar në tetor 2012, është përjashtuar nga nga proçesi i negociatave të mbajtura ndërmjet qeverisë Rama dhe Kompanisë CEZ”.

Po ashtu, Mima tha se “qeveria Rama do t’i paguajë CEZ a.s. edhe 95 milionë Euro të tjera, të cilat mund dhe duhej të ishin përdorur për fuqizimin e sektorit të energjisë elektrike. Çdo shqiptari do t’i duhet të paguajë nga xhepi 1,1 milionë lekë, për të mbushur xhepat e  kompanisë çeke CEZ”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: