Kronika

“Arrest me Burg” për Çollakun, ish-drejtorin e Thesarit në Bankën Shqiptare

Gjykata-466x350Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Dorian Çollakun, ish Drejtorin e Thesarit, pranë Bankës së Shqipërisë, pas akuzave të ngritura nga Prokuroria për “Shpërdorim detyre”.

Gjyqtarja Fida Osmani, pasi mori në shqyrtim pretendimet e prokurorisë, e cila akuzon 35-vjecarin Çollaku për shpërdorim detyre, vendosi për të dyshuarin masën e sigurisë “Arrest me Burg”. Vendimi irritoi të pandehurin dhe avokatin e tij ndersa ky i fundit u shpreh se do të apeloj vendimin e gjykatës.

Prokuroria akuzon Çollakun se ka shpërdoruar detyrën, duke neglizhuar disa procedura e përpasojë duke i dhënë mundësi të tretëve të kryejnë vjedhjen një shumë të konsiderueshme parash nga Banka e Shqipërisë.

Konkretisht mësohet se Prokuroria ka gjetur se 35-vjecari i cili ishte i punësuar si Drejtor Thesarit në momentin që është realizuar vjedhje, me seli në Linzë, bazuar në një vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë të vitit 2012, kishte për detyrë të ndërmerrte nismat për nxjerrjen e akteve nënligjore, rregulloreve dhe udhëzimeve përkatëse për funksionimin e departamentit që drejtonte. Por, sipas organit të akuzës rezulton se, por sipas organit të akuzës,që prej janarit 2013 e deri në mars 2014, ky shtetas nuk ka ndërmarrë asnjë nismë të tillë, duke krijuar në këtë mënyrë mundësi për abuzime.

Dorian Çollaku u arrestua dje nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, pas urdhrit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria në ngarkim të tij. Çollaku u bë personi i dhjetë i arrestuar për supervjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, ndërsa janë nën hetim edhe pesë punonjës të tjerë, për të cilët ende nuk është vendosur se çfarë do të bëhet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button