Sporti

Franca shenon golin e pare, por bazojne Rumanet: 1:1, minuta 65

Me fillim e pjeses se dyte te paret kane kaluar ne avantazh francezet, per nje gabim te portierit rumun. Por pas minutash kane barazuar rumunet ne miunuten e 60 me penallti.
Rasti i parë i takimit është shënuar në minutën e katërt të takimit në “Stade de France”, ku sulmuesi rumun Stancu pati rastin më të mirë për të kaluar në avantazh ballkanasit, por gjuajtja nga një distancë e afërt me portën kundërshtare e tij u bllokua nga portieri Hugo Lloris.
Megjithatë, “gjelat” e Didier Deschamps janë kundërpërgjigjur menjëherë me anë të Giroud, në minutën e 12, pas krosimit të Payet nga e majta, por sulmuesi i Arsenalit nuk arriti të mposhtte portierin rumun Tatarusanu.
Vetëm dy minuta më vonë ishte finalisti i Champions League me Atleticon e Madridit, Antoine Griezmann, ai që tronditi shtyllën për francezët me një gjuajtje me kokë, por vetëm kaq.
Plot 32 minuta lojë janë dashur, që të vinte edhe ndëshkimi i parë me karton të verdhë. Ishte pikërisht Chiriches i Rumanisë që preku një top me dorë gjatë një dyluftimi me Pogba dhe arbitri kryesor nuk fali, edhe për shkak të protestës së tij. 45 minutëshi i parë i kësaj përballjeje do të mbyllej sërish me një karton të verdhë, për Rat në radhët e Rumanisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button