Te ndryshme

Selfie-t i kushtojnë vendin e punës një punonjëseje në parlamentin… zviceran!

aaa397Një sekretare në parlamentin zviceran, e cila e kishte bërë zakon të publikonte në rrjetet sociale fotografi të saj nudo, ndërkohë që ishte në orar zyrtar, u pushua nga puna, njoftoi parlamenti në një komunikatë. Media zvicerane publikoi sot disa prej këtyre fotove. Pak pas kësaj, ajo u pushua menjëherë nga detyra. ”Kjo masë u mor për të ruajtur reputacionin e parlamentit dhe të shërbimeve të tij”, njoftuan sot në një komunikatë të shkurtër Shërbimet e Parlamentit. Ajo do të vazhdojë të mbetet në detyrë derisa hetimi të zbardhë faktet. Sipas medias, bashkëpunëtorja e Shërbimeve të Parlamentit ka më tepër se 11 000 “ndjekës” në twitter, ku ajo poston shpesh ”selfie”-t, gati e zhveshur në zyrën e saj në Bernë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button