Home / Te ndryshme / Vajza që vuri rekord në National Geographic

Vajza që vuri rekord në National Geographic

Vajza indigjene që kalon lumin me majmunin e saj të vogël, ka marrë më shumë se 214 mijë pëlqime deri tani në Facebook, në një foto nga Charlie Hamilton James për National Geographic.

Këto fise ishin futur edhe më thellë në xhungël rreth 100 vite më parë, për t’iu fshehur tregtarëve të skllevërve. Tani kanë nisur të rishfaqen në zona më të lehta për t’u kontaktuar.

Vajza në foto është pjesë e fisit Matsigenka, që jetojnë pa teknologji, pa armë, pa tregti, por vetëm me natyrën dhe gjallesat e tjera në këtë xhungël peruane, të mbrojtur nga shteti si park kombëtar.

Shkolla e parë që ndjekin fëmijët e këtyre fiseve, fillon me mësimin e notit që kur nisin të ecin, siç shihet në foton nr 2.

Natyra e paprekur në këtë zonë është një perlë biologjike, duke mbledhur rreth 10% të specieve të zogjve në botë (foto 4).

Leave a Reply

Your email address will not be published.