Home / Sporti / Shqipëri- Francë, nga atmosfera elektrizuese në Tirane ne zhgenjimin e tifozeve

Shqipëri- Francë, nga atmosfera elektrizuese në Tirane ne zhgenjimin e tifozeve

Një atmosferë elektrizueze  perfshiu te merkuren ne mbremje Tiranen  duke pritur nen ethe zhvillimin e ndjeshjes Shqipëri- Francë . Disa qindra njerez të veshur kuqezi kanë vërshuar në rrugët e kryeqytetit dhe kanë mbuluar anëkënd vendin me ngjyrat e simbolit tonë kombëtar.

Nga njëra anë ankthi dhe nga krahu tjetër shpresa, ishin dy ndjenjat që përshkronin trupin e të gjithë shqiptarëve para sfidës, teksa vërshëllima parë e gjyqtarit ndali kohën për të gjithë bashkëqytetarët tonë. Fryma e të gjithëve u bashkua me frymën e lojtarëve në fushë dhe e rrahura zemrës se të gjithëve ishte në sintoni të plotë me lëvizjen e topit në Velodrom të Marsejës.

c5097338-435b-4ebd-83ee-0cda5cb175a3Hymni, ishte një moment drithërues i cili zhyti në një det emocionesh e krenarie kombin tonë. Lojtarët për një natë u kthyen në heronj, që prinin vendin tonë drejt suksesit, teksa shqiptarët të privilegjuarit në të pasurit këta heronjë. Rrugëugët e kryeqytetit para pak sfidës ishin skuqur të gjitha, flamuj, këngë e valle. Ndërsa me fillimin e lojës, gjërat ndryshuan rrugët u bënë të shkreta teksa sheshet ishin të mbushura me ndenjën ne shpresës për fitore…

ATSH në ‘Fan Zone:

Elio Rapo një nga djemtë e tavolinës së parë u shpreh se dridhej nga emocionet. Ai tha se tek djemtë e kombëtares sot sheh shpresën dhe krenarinë e vendit. “Uroj të fitojmë. Sot zemrat tona janë të gjitha në Marsejë ” u shpreh ai. “Jam shumë i emocionuar dhe nuk di ccdo bëjapo fë fitonim”, vijoi djaloshi. “Keni zemrat e nje populli të tërë, forca cuna”, përfundoi Rapo.

933dca9f-6863-4853-b05c-0142e69fe320Ada Hoxha, tha se nuk është fanse futbollit, por nga ky vit do të jetë padiskutim tifozja më e zjarrtë e kuqezinjëve. Xheni Sino thotë se shpreson të bëj,  gol Gashi, Ajo tregon se është një fanse e sulmuesit që luan në Amerikë dhe thekson se e ndjek atë thuajse në cdo lojë “Forca Gashi!.

Ai është një nga sulmuesit më të mirë që kemi uroj të shënojë sot dhe të jetë hero i takimit”, thotë ajo.

Por kur emocionet ishin në kulm,  kur sportdashësit nuk i mbante vendi dhe sfida ishte  drejt fundit dhe ankthi i kishte pushtuar të gjithë,  kjo  atmosfere u shua e gjitha nga ndyshimi i menjehershem  i rezultatit  0 me 2, rezultat qe i trishtoi dhe zhgenjeu te gjithe ata mijera  tifoze qe aq shume kishin shpresuar ne ndeshjen e sotme e cila  sipas te gjitha gjasave dukej nje ndeshje e  cila  do te gezonte kuq e zinjte .

Leave a Reply

%d bloggers like this: