PolitikaSporti

Feston Kosova, Mustafa: Shqipëria na bëri sërish krenar

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka komentuar fitoren e Kombëtares Shqiptare kundër asaj rumune.

Në profilin e tij, ai ka shkruar se Shqipëria na bëri sërish krenar.

Sipas tij, lojtarët e Kombëtares shkëlqyen sot kundër Rumanisë, transmeton KosovaPress.

Ja postimi i plotë i Mustafës:

Shqipëria na bëri sërish krenar në maksimum. Plot zemër dhe talent, lojtarët e kombëtares sonë shkëlqyen sot kundër Rumanisë.

Por, një meritë e veçantë shkon për tifozët mbresëlënës kuq e zi, të cilët ishin të jashtëzakonshëm sot në Lion.

Shpresojmë të kualifikohemi në xhirot e mëtejshme dhe të vazhdojmë të lemë mbresa pozitive te të gjithë evropianët. Urime fitoren plotësisht të merituar!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button