Home / Sporti / Rumania mbetet pa trajner, largohet Iordanescu

Rumania mbetet pa trajner, largohet Iordanescu

Anghel Iordanescu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares së Rumanisë. Trajneri 66-vjeçar është i pesti në radhë që largohet pas ndeshjes nga Shqipërisë.

Pas eliminimit që nga faza e grupeve në Europian, Iordanescu ka marrë të gjitha përgjegjësitë e dështimit të Rumanisë, duke dhënë dorëheqjen.

Trajneri i shekullit, sikurse ishte etiketuar në vendin e tij, u detyrua të largohej pas presionit të madh të tifozëve rumunë që në fakt përgjegjësitë kryesore për dështimin ia faturojnë Federatës të Futbollit. Iordanescu e ka drejtuar kombëtaren rumune në tre periudha ta ndryshme, ku sigurisht më e suksesshmja i përket viteve 1993-1998.

Shqipëria “largoi” edhe 4 trajnerë gjatë fazës eliminatore, ku në fillim ishte portugezi Paulo Bento, i cili dha dorëheqjen pas humbjes 0-1 në shtëpi, ku Shqipëria fitoi me golin e Bekim Balës. Më pas u largua Dik Advokat nga Serbia, pas ngjarjeve të Beogradit. Ndërsa të radhës ishin edhe trajneri i Armenisë, Challandes e në fund të eliminatoreve pasi nuk arriti ta kualifikonte Danimarkën në “Francë 2016″ u largua edhe Olsen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.