Home / Rajoni / Greqia rrit prezencën ushtarake në kufirin shqiptar

Greqia rrit prezencën ushtarake në kufirin shqiptar

Ushtria greke ka rritur prezencën e saj në kufirin jugor të Shqipërisë pas 15 Qershorit.

Një helikopter UH-1H Huey po kryen fluturime periodike në fshtarat kufitarë me Shqipërinë.

Siç raporton parapolitika.gr,  gjatë këtyre fluturimeve personeli ushtarak është takuar edhe me banorë të zonave kufitare.

Shtabi i Përgjithshëm ka sqaruar se patrullimet nga ajri bëhen për të rritur ndjenjën e sigurisë te banorët e fshtarave në kufi me Shqipërinë dhe se misioni i monitorimit do të vazhdojë përgjatë gjithë periudhës së verës.

Gjithashtu, postat kufitare janë shtuar me personal të ri që sapo ka kryer betimin ushtarak.

Në kuadër të këtyre masave janë programuar stërvitje ushtarake çdo 2 muaj në zonat kufitare me Shqipërinë./respublika/

http://www.parapolitika.gr/article/367020/ptisi-epitirisis-elikopteroy-tis-aeroporias-stratoy-sta-synora-me-tin-alvania

Leave a Reply

%d bloggers like this: