Home / Ekonomia / Biznesi shton faturimet, INSTAT: 3.7% më shumë se një vit më parë

Biznesi shton faturimet, INSTAT: 3.7% më shumë se një vit më parë

Instituti i Statistikave raportoi se shitjet e faturuara nga biznesi u rritën me 3.7 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, kjo është rritja më e lartë e shifrës së afarizmit në tre tremujorët e fundit.

Të dhënat e detajuara tregojnë se zgjerimi i këtij treguesi u përcaktua kryesisht nga sektorët e ndërtimit dhe shërbimet, bizneset e të cilave kanë raportuar rritje të shitjeve, respektivisht me 5.3 dhe 4.2 për qind.

Siaps INSTAT, brenda grupit të shërbimeve ecurinë më të mirë e kanë shënuar bizneset e hotelerisë, faturimet e të cilave janë zgjeruar me 24.7 për qind dhe ato të informacionit dhe komunikacionit, të cilat kanë raportuar rritje të shitjeve me 17.1 për qind.

Ndërsa ndërmarrjet në sektorin e industrisë, pas katër tremujorësh radhazi me rënie kanë raportuar për periudhën janar-mars të këtij viti një rritje të lehtë të faturimeve me 2.3 për qind. Indeksi i shifrës së afarizmit shërben edhe si një sinjal paraprak për ecurinë e ekonomisë.

Por a sugjeron rritja me 3.7 për qind e faturimeve të biznesit zgjerimin në ritme të ngjashme edhe të prodhimit kombëtar? Kjo mbetet për t’u parë.

Brenda pak ditësh INSTAT pritet të publikojë rritjen ekonomike për tremujorin e parë të vitit, çka do të zbulojë jo pak mbi ecurinë e ekonomisë përgjatë gjithë vitit 2016.

Leave a Reply

%d bloggers like this: