Sporti

Franca në finale të Evropianit pas 16 vjetësh, mposht Gjermaninë 2-0

Franca është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian pas 16 vjetëshFranca e Didier Deschamps, i është hakmarrë Gjermanisë për eliminimin në Kupën e Botës në vitin 2014. Nikoqirët e Euro 2016, eliminuan kampionët e botës duke i mposhtur 2:0.

Golat në këtë  i shënoi sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann. Fillimisht shënoi nga pika e bardh në fund të pjesës së parë, pasi Bastian SchWeinsteiger shkaktoi penallti.

Kur u mendua se Gjermania do të bënte diçka ë shumë në pjesën e dytë, në minutën e 72’të, Manuel Neuer, bëri një gabim duke lëshuar portën, ku Griezmann nuk e pati të vështirë që të shënojë për 2:0, që ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Me këto dy gola ndaj Gjermanisë, Griezmann ka quar në gjashtë numrin e tyre në Euro 2016. Në finale të Euro 2016, Franca do të përballet me Portugalinë, ndeshje kjo që zhvillohet të dielën me 10 korrik

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button