MaqedoniaRajoni

Shkup, qytetarët solidarizohen me Turqinë pas tentativës për grusht shteti

Dhjetëra qytetarë të cilët u mblodhën para ambasadës së Turqisë në Shkup reaguan kundër tentativës për grusht shteti.

Pavarësisht shiut të madh dhjetëra qytetarë turq dhe vendas të cilët u mblodhën para Ambasadës Turke me flamujt e Turqisë ne duart brohoritën me sloganet ”Rri drejt mos u përkul. Gjithë Ballkani është me ty”, “Recep Tayyip Erdoğan”, “Shkupi është këtu. Ku janë tradhtarët”.

Një ndër pjesëmarrësit Seyid Emin në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së duke theksuar se janë mbledhur kundër paligjshmërisë dhe anti-demokracisë e cila po ndodh në Turqi tha: “Këtu gjendemi për të mbështetur presidentin Recep Tayyip Erdoğan, shtetin dhe popullin e Turqisë, për të treguar se jemi në unitet dhe solidaritet në çdo gjendje në shi dhe baltë. Këtu brohoritëm me sloganet tona në Shkup, turqit dhe shqiptarët për të treguar mbështetjen tonë për presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe vullnetin kombëtar. Gjendemi këtu për të treguar se zemra jonë është me Turqinë.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button