Teknologji

Krahu robotik më i zhvilluar në botë

Shpikja e fundit është LUKE, një krah artificial i gjeneratës së fundit që mund ta ndryshojë jetën e atyre personave të cilët kanë pasur fatkeqësi e i kanë gjymtyrët e amputuara
Nga laboratorët e DARPA-s, Agjencia për projektet e avancuara të mbrojtjes amerikane, nuk dalin vetëm armë dhe robotë të cilët nga pamja të bëjnë të dridhesh, por edhe pajisje për përdorim civil të destinuara për të përmirësuar jetën e personave.

Shpikja e fundit është LUKE, një krah artificial i gjeneratës së fundit që mund ta ndryshojë jetën e atyre personave të cilët kanë pasur fatkeqësi e i kanë gjymtyrët e amputuara.

Ndryshe nga protezat konvencionale, LUKE i jep mundësinë atij që e mban që të kryejë veprime që deri më tani konsideroheshin si të pamundura. Një nga ato është mbajtja e objekteve mbi kokë, të ngriturit e një çante m e ushqime nga toka dhe mbështetja e saj mbi një tavolinë, lëvizja e një gote të mbushur plot me ujë pa derdhur as edhe një pikë të vetme.

Mikro-motorët, rezultate të mëdha

Shpatulla, bërryli dhe gishtat e dorës janë të kontrolluara nga gjashtë mikro-motorë të pavarur që i japin mundësi mbajtësit të saj që të arrijë të kryejë gjeste komplekse, ndërkohë që kapja e dorës mund të jetë si delikatë apo e sigurt në varësi të nevojave. Ajo sigurohet nga një sensor force i kontrolluar përmes një pajisjeje të instaluar në këpucën e mbajtësit.

Kjo i jep mundësinë LUKE-s që të zhvendosë një valixhe, por edhe të marrë me delikatesë me gishta një vezë apo objekte shumë të vogla, si psh një tabletë.

Gjithashtu proteza mund të kontrollohet me pajisje të veçanta mikro-elektrike. Këtu bëhet fjalë për sensorë specialë që kapin korrentin e prodhuar nga tkurrjet e fashave muskulore të ngelura në krahun e amputuar.

Jo vetëm armë

RobotiKjo protezë special është krijuar dhe zhvilluar nga “DEKA Research & Development Corp”, një ndërmarrje e cila është pjesë e DARPA-s, me bashkëpunimin dhe financimin e Komandës së Materialeve dhe Kërkimit të Mjekësisë Ushtarake tw SHBA-së. Kjo është një zyrë e ushtrisë që merret me kërkimin në fushën mjekësore.

I gjithë përparimi teknologjik për këtë krah artificial i ka kushtuar kërkuesve më shumë se 10 vite punë dhe gjatë eksperimentimit morën pjesë më shumë se 100 vullnetarë. Së bashku, u harxhuan rreth 10 mijë orë testesh për të perfeksionuar teknologjinë. Nw fund të këtij viti ky krah robotik do të dalë në treg, duke i dhënë mundësi të gjithë personave me krahë të amputuar që të ndihen më normalë. Sa i përket çmimit, ai ende nuk është përcaktuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button