Ekonomia

Pezullohen për 1 vit lejet e ndërtimit në të gjithë vendin

Pezullohen për një vit lejet e ndërtimit në të gjithë territorin e Shqipërisë. Vendimi u firmos zyrtarisht nga shefi i qeverisë, Edi Rama, në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit, që drejtohej prej vet atij.

Sipas këtij vendimi, deri në miratimin e planeve të reja vendore nuk do të jepet asnjë leje ndërtimi. Bëhet fjalë për ndërtimin e pallateve.

Ndërkohë që nga ana tjetër, në vendim parashikohen edhe përjashtimet, duke përfshirë këtu ndërtimet në infrastrukturë, ndërtimet për banim familjar dhe ndërhyrjet me karakter emergjent apo struktura me interes publik dhe kombëtar.

Këshilli Kombëtar i Territorit bën me dije se, çdo leje ndërtimi e dhënë pas këtij vendimi do të konsiderohet nul dhe e pavlefshme.

Pak ditë më parë, ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ai që lajmëroi pezullimin e lejeve në kryeqytet, ndërkohë që premtoi se plani zhvillimor për Tiranën do të jetë i përfunduar brenda 1 viti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button